Aplikacion
“Jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e skuadrës më të madhe në Shqipëri në një vit të jashtëzakonshëm, ku falë një pune të madhe morëm titullin kampion. Aventura ime me Tiranën përfundon këtu, duke qenë mirënjohës ndaj presidentit, drejtuesve, stafit teknik dhe të gjithë lojtarëve që kam punuar gjatë këtij viti.
Pa diskutim, një falënderim i veçantë shkon për tifozët e mrekullueshëm që më kanë qëndruar pranë çdo ditë, ju jeni krenaria e qytetit. Ju uroj shumë suksese në vazhdim. Forca Tirona!”, shkuan mesufshori tetovar, i cili grumbulloi 42 ndeshje mes kampionatit, kupës dhe kupave të eurpës me Tiranën, ndërsa shënoi edhe 5 gola.
Klubi i Tiranës do të përfitojë rreth 300 mijë euro nga shitja e Totres, e cila do të ndahet tre pjesë. Nga marrëveshja e re mesfushori, do të paguhet 18 mijë euro në muaj, por me bonuese paga e tij do të kap shifrën e 20 mijë eurove. /zoom.al/