zoom

Aktualitet

Vrasja në Elbasan/ Ku e gjeti të fshehur policia 37-vjeçarin

Ka marrë fund arratisja e Ramis Micit, i cili vrau me thikë mesnatën e djeshme në Elbasan, bashkëjetuesen Jetlira Elezi.

Mësohet se Ramis Mici ishte fshehur poshtë përroit të Zaranikës. Që prej ditës së djeshme, fill pasi kreu krimin, u arratis dhe qëndroi poshtë urës.

37-vjeçarja Jetlira Elezi kishte 6 vite që bashkëjetonte me Micin. E ndjera ishte e divorcuar dhe kishte një vajzë nga martesa e dikurshme.

Burime bëjnë me dije se në polici është shoqëruar edhe vëllai i viktimës, i cili deklaroi në rrjete sociale se do të merrte hak ndaj Micit dhe familjarëve të tij./ Zoom.al

Postime të lidhura