Aplikacion
Një automjet tip bot që transportonte gaz të lengshëm është batuar në rrugë duke u bërë rrezik për shpërthim.
Fatmirësisht drejues i mjetit nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të izoluar gazin dhe për të shmangur një shpërthim të mundshëm.
Mirditë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Milot – Rrubik”, në fshatin Fang, shtetasi E. S., gjatë drejtimit të automjetit tip “Scania” (bot që transportonte gaz), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë boti është batuar dhe ka rënë në aksin e kundërt të lëvizjes. Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Dosja për Erion Veliajn, Rama sulmon SPAK: Kryetari i Bashkisë nuk vesh fustane dhe as vendos bizhu