Aplikacion
Presidenti malazes, Milo Gjukanoviç, i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, ka dalë hapur kundër kësaj nisme që deri më tani është përqafuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Duke folur për mediat malazeze, Gjukanoviç ka deklaruar se Ballkani i Hapur është shkatërrim i të gjitha shteteve të vogla të rajonit, përfshi edhe Malin e Zi.
“Qëllimi i “Ballkanit të Hapur” është shkatërrimi i Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Gjukanoviç.
Mali i Zi ka kundërshtuar nismën në fjalë, deri në kohën kur në krye të qeverisë së Potgoricës erdhi shqiptari Dritan Abazoviç.
Ky i fundit ndryshoi kurs dhe pranoi të merrte pjesë si vëzhgues në samitin e Ballkanit të Hapur të mbajtur në Ohër.
Por kjo është kundërshtuar nga klasa tjetër politike e Malit të Zi.