Aplikacion
Dy partnerët më të fundit të artistes së famshme janë tashmë ndër njerëzit më të suksesshëm në botë, secili në fushën e vet. Alex Rodriguez ka qenë një mrekulli e bejsboll.
Nga ana tjetër, Ben Affleck gjithashtu filloi rrugëtimin e tij në kinematografi në moshë shumë të re me skenarin e tij “Good Will Hunting”.
Të dy kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshëm dhe kanë grumbulluar pasuri mbresëlënëse gjatë gjithë viteve. Por njëri prej tyre ka padyshim më shumë para se tjetri. Kush ka pasurinë më të madhe mes Alex Rodriguez dhe Ben Affleck?
Pasuria aktuale e Alex Rodriguez
Lojtarët e bejsbollit fitojnë si askush tjetër në botë, ata janë atletët që kanë të ardhurat më të larta gjatë karrierës së tyre profesionale. Alex Rodriguez e filloi karrierën e tij me “Seattle Mariners”, vazhdoi të luante për “Texas Rangers” dhe u shndërrua në një emër të njohur me “New York Yankees”. Falë kontratave të tij fitimprurëse në MLB, Alex Rodriguez aktualisht ka një vlerë neto prej 350 milionë dollarësh.