Aplikacion
Paul, 39 vjeç humbi 7 dhëmbë.
“Kishte aq shumë gjak kudo dhe goja ime ishte aq e dëmtuar sa nuk e dija në atë moment çfarë kishte ndodhur.”
“Kjo ndodhi pasditen e së premtes teksa po ecja drejt makinës sime pas një jave të gjatë në punë.”
Pas incidentit Paul u dërgua në Spitalin Friarage, Northallerton ku po merr trajtim mjekësor.
Ai tani po përballet me një shërim të gjatë dhe të dhimbshëm dhe një trajtim privat dentar me vlerë mijëra paund vetëm nga cigarja elektronike.
Sipas britanikëve fajin për shpërthimin e ka bateria. Ai e bleu atë në internet nga një prodhues kinez.
Paul tani dëshiron të gjejë një avokat dhe të marrë kompensim për lëndimet që pësoi.
Dosja për Erion Veliajn, Rama sulmon SPAK: Kryetari i Bashkisë nuk vesh fustane dhe as vendos bizhu