zoom

Politikë

Nga patronazhistët te bandat/Berisha: Rama qëndron në pushtet në mënyrë të paligjshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali berisha ndodhet sot në Fier ku po mban një takim me demokratët për cështjen e reformës territoriale.

Ndërsa theksoi se reforma e mëparshme e realizuar nga socialistët ishte një dështim sa I përket menaxhimit të pushtetit vendor, kreu i demokratëve tha se Rama është kthyer në një rrezik për gjithë vendin.

“Edi Rama përbën rrezik të madh kombëtar. Vazhdoi me dhunimin e votës, vazhdoi me patronazhistët. Vazhdoi me përdorimin e të gjithë shtetit për votën. Vazhdoi me bandat, terrorin dhe sot qëndron në pushtet në mënyrën më të paligjshme që mund të qëndrojë një njeri. Ne jemi të angazhuar në një betejë shumëplanëshe”, tha Berisha.