Aplikacion
Kujtojmë se të martën e 4 majit do të zhvillohet seanca e parë plenare pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Në këtë seancë plenare do të jenë të pranishëm dhe deputete e opozitës parlamentare të cilët dështuan në zgjedhjet e 25 prillit.
Rudina Hajdari, Myslym Murrizi, Kostaq Papa, Andi Përmeti, Kujtim Gjuzi, etj, do të shijojnë tashmë seancat e fundit plenare në statusin e deputetit. Ndërkohë Ralf Gjoni është një tjetër deputet i opozitës parlamentare që nuk do të jetë më pjesë e kuvendit, pasi ai u tërhoq dhe nga gara e zgjedhjeve të 25 prillit.
Sa vota morën në zgjedhje.
Rudina Hajdari 523 vota kandidate në qarkun e Elbasanit
Myslym Murrizi 1185 vota në total, në Elbasan 57 vota, në Fier 556 vota, në Korçë 109 dhe në Tiranë 463 vota. Në total 1185 vota.
Kujtim Gjuzi 3 vota kandidat në qarkun e Durrësit
Andi Përmeti 128 vota kandidat në qarkun e Korçës
Kostaq Papa 13 vota kandidat në qarkun e Tiranës
Selami Jenishehri 13 vota kandidat në qarkun e Tiranës
Adriatik Alimadhi 153 vota kandidat në disa qarqe
Edmond Stojku 388 vota.