Aplikacion
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Rama thotë se të enjten e ardhshme, në kryeqytet, do të mbahet një mbrëmje kremtimi për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, por edhe per miqesine e re me Be-ne.
“Bash në 100-vjetorin e lidhjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria u lidh edhe me BE-në. Në 28 Korrik, fiks në datën e lidhjes së marrëdhënieve me SHBA, ora 19:00, në Sheshin Skënderbej, nis një mbrëmje kremtimi e këtyre dy miqësive të mëdha për shqiptarët e Shqipërinë, me muzikë e me dashuri mesveti”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Në fakt nuk bëhet fjalë thjesht për një koncert, megjithëse vet kryeministri më parë kishte premtuar se do të bënte dasmë kur të hapeshin negociatat, por për një matje forcash me opozitën.
Duket se kreun e qeverisë e ka shqetësuar protesta e opozitës e mbajtur më 7 mars, ndaj dhe me këtë miting-koncert ai kërkon t’i tregojë opozitës, por edhe shqiptarëve, forcën e mazhorancës.
Për këtë arsye ai ka kërkuar angazhimin, jo vetëm të krerëve të rinj të partisë, por edhe të kryetarëve të bashkive për të sjellë në Tiranë me këtë rast sa më shumë mbnështetës.
None found