zoom

Aktualitet

“A s’kam plumb në kaptinë?”/ U vra sonte në Milot, i riu i shpëtoi një atentatit 2 muaj më pare

Klisman Preçi është i riu që mbeti I vrarë mbrëmjen e sotme në një atentat me armë zjarri në Milot, ndërsa 46-vjeçari Ylli Brahimi mbeti i plagosur.

Por vetëm 2 muaj më parë Preçi bashkë me kushëririn e tij Blerim Preçi i shpëtuan një atentati teksa udhëtonin me një Benz ML dhe u qëlluan nga një Audi e zezë.

Ngjarja ndodhi më 14 maj rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë.

Mediat ne ate kohe publikuam pamjet e para pak pas sulmit që ndodhi në Lezhë, ku dy të rinjtë i shpëtuan atentatit me armë zjarri.

Autorët që ishin në një makinë në lëvizje, që sipas dëshmive ishte tip Audi ngjyrë e zezë, kanë qëlluar me automatik mbi makinën që drejtohej nga 28-vjeçari Blerim Preçi. Në mjet ishte dhe Klisman Preçi.

Shihet se si qytetarët iu vijnë në ndihmë dy të rinjve, të cilët kanë dalë nga mjeti në gjendje të rënduar psikologjike. Në pamje dëgjohet teksa qytetari i sugjeron një prej djemve, që duket dhe i gjakosur në trup, që të ikë te lokali afër rrugë, pasi është njoftuar policia. Ndërkohë i riu pyet qytetarin nëse është plagosur apo jo në kokë, ndërkohë që ky i fundit e qetëson se jo.

Qytetari: Eja te lokali. E thirrëm mjekun, e thirrëm policinë
I riu i sulmuar: A s’kam plumb në kaptinë?
Qytetari: Jo jo, ske gjë!

 

 

Postime të lidhura