zoom

Politikë

Paralajmërimi i Britanisë së Madhe, reagon Yuri Kim: Askush nuk është mbi ligjin!

Pas paralajmërimit të Britanisë së Madhe, për shpalljen non grata të personave që janë të përfshirë në korrupsion, ka reaguar ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

Kim ka theksuar se askush nuk është mbi ligjin dhe se e  mirëpret këtë vendim të Britanisë së Madhe dhe ka theksuar se ata që kanë abuzuar me besimin e publikut duhet të përballen me drejtësinë.

“Ne e mirëpresim këtë veprim të rëndësishëm të Britanisë së Madhe. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit – me fjalë të tjera, ata që janë përfshirë në korrupsion të madh dhe kanë minuar demokracinë – duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Yuri Kim.

 

Related Posts

None found