zoom

Aktualitet

Qeveria miraton hartën e re gjyqësore, ku do të “përplasen” shqiptarët nga sot

Qeveria ka miratuar hartën e re gjyqësore, në një kohë kur avokatët janë në protestë dhe kanë bojkotuar seancat gjyqësore.

Ministri i Drejtësisë tha se harta është bashkëpropozim me KLGJ-në.

Manja: Në mbledhjen e sotme është miratuar harta e re gjyqësore. Shqipëria do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë së juridiksionit të përgjithshëm, 1 gjykatë apeli dhe 2 gjykata administrative të shkallës së parë.

Implementimi i hartës me faza. Harta e re gjyqësore ka disa risi, do bëjë shpërndarje të drejtë të çështjeve tek gjyqtarëve, do ulë kostot, ajo që kemi sfidë është që këtë fazë tranzitore, do e shfrytëzojmë si periudhë edukimi të qytetarëve për gjykatat e reja.

Ky projekt kundërshtohet nga grupet e interesit me argumentin se largon qytetarin nga gjykata dhe se shton problemet e vendeve bosh në sistem, të krijuara si pasojë Vetting-ut. Sot gjykatave u mungon 45% e trupës prej 408 gjyqtarësh dhe mjaft prej tyre janë duke u shqyrtuar çështje të 4-5 viteve më parë. Përfaqësues të Këshillit të Lartë Gjyqësor thonë se harta e re synon të zbusë këto pasoja duke ulur stokun e dosjeve, përmes balancimit të numrit të gjyqtarëve dhe numrit të çështjeve.

Në Shqipëri ka një debat publik mbi hartën e re gjyqësore, që ul ndjeshëm numrin e gjykatave në vend. Drafti i hartuar nga një grup pune me përfaqësues nga KLGJ Ministria e Drejtësisë, gjyqtarë dhe ekspertë të Euralius dhe Usaid, parashikon mbylljen gjysmës së tyre, 19 nga 38 që janë gjithsej. 12 gjykatat e shkallës së parë që mbeten mendohet të përqendrohen në nivel qarku, e vetmja gjykatë apeli nga 6, dhe ajo administrative e apelit, në Tiranë siç janë, ndërkohë dy gjykata administrative të shkallës së parë parashikohen të jenë në Tiranë dhe në Lushnjë. Sot 45% e trupës prej 408 gjyqtarësh nuk janë në sistem për shkak të largimeve nga procesi i rivlerësimit i njohur ndryshe si Vetting, dorëheqjeve apo dhe shkaqeve të tjera.