Aplikacion
Gazetarja Klodiana Lala zbardh itinerarin e lëvizjes së viktimave para se të ekzekutoheshin me mbi 90 plumba e të digjeshin me lëndë djegëse brenda makinës.
Mes të tjerash, gazetarja Lala thote se Brilant Martinaj e ka takuar në rrugë Arber Hoxhen dhe i ka kërkuar që ta shoqërojë deri te servisi, në zonën e Tapizës, ku kishte çuar një makinë për ta riparuar.
Mësohet se Besmir Hoxha është baba i një fëmije të vogël 2 vjeç, ndërsa e ka gruan shtatzënë në pritje të fëmijës së dytë.
Hetuesit dyshojnë se dikush brenda Fushë Kuqes e ka tradhtuar Brilant Martinajn, sepse ka pasur informacion që udhëtonte atë ditë me makinën e Besmir Hoxhës, që nuk ishte e blinduar.