zoom

Slider

Tirana sfidon Zrinjski Mostar, Shehi i beson një adoleshenti, ja formacioni i mundshëm

Tirana synon të zhvilloj një paraqitje sinjfiikaitve sonte në mbrëmje kundër Zrinjski Mostar, për të harruar eliminimin nga Champions League.

I pakënaqur nga performanca e ekipit ndaj Dudelangue, trajneri Orges Shehi do të bëjë disa ndryshime në formaicon kundër boshnjakve për llogari të turit të dytë kualifikues të Conference League.

Risi do të jetë adoleshenti Klevi Qefalija, i cili do të marr vendin e Ennur Totre, një nga më të dobëtit në dy takimet e Champions.

Gjithashtu edhe Deivid, i cili zhgënjeu pritshmërit duke qenë hija e vetëvetes do të ulet në stol. Në vend të tij do të aktivizohet Florent Hasani

Me modulin 4-3-3, në portë Visar Bekaj, përpara tij Behiratche dhe Najdovski, në krahun e majtë Ismjalgeci në të djathtë Toshevski.

Në qendër të mesfushës konfrimohet Aleksi, së bashku me Limajn, që rikthehet në formacion dhe 18-vjeçari Klevi Qefalija.

Reparti i avancuar do të formohet nga Hasani në të dajthtë, Xhixha në të majtë, në mbështetje të Seferit në rolin e qendërsulmit. /zoom.al/