Aplikacion
Pas postimeve të ngushëllimit me fjalë prekëse për dhimbjen e përjetuar nga humbja e tij, nga ana e boksierit Krist Prenga, këngëtarit Stresi dhe ish-konkurrentes së Përputhen, Jasmin Kadriu, për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe reperi nga Gjilani, Feronit Shabani (Fero).
Në disa postime në Instastory, Fero ka publikuar disa foto ku shihet në shoqërinë e 23-vjeçarit Martinaj dhe bodigardit të tij, Diklen Vata, i cili po ashtu ndërroi jetë nga breshëria e kallashnikovit.
Fero shkruan: “Allahu në parajsë vëllai im”.
Ndërkohë kujtojmë se Brilant Martinaj e kishte ndërtuar jetën e tij midis Shqipërisë dhe Kosovës, aty ku u vendos pas vrasjes së ish-efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela, ngjarje për të cilën ishte i dyshuari kryesor.