zoom

Të gjitha

Si ishte ishi i saj në shtrat? Deklarata e Aleksia Peleshit i habiti të gjithë

Edhe pse historia mes Aleksia Peleshit dhe Romeo Veshaj ka kohë që ka mbaruar, nuk mund të themi të njëjtën gjë për kunjat mes tyre.

Në intervistën e saj të fundit Aleksia  është pyetur se 1 në 10 çfarë note i vendos partnerit të saj të fundit. Duke u bazuar nga shprehjet e Aleksias e morëm përgjigjen që as 1-sh, por me minus…
Partneri i fundit i Aleksia  (ose të paktën që dimë ne) ishte pikërisht Romeo Veshaj.

Në një intervistë së fundmi me gazetaren Rudina Dembacaj. Aleksia  duhej të zgjidhte mes Donaldit apo Romes dhe përgjigjja e saj ishte tepër e shpejtë, Donaldin.

Mesa duket ndarja e tyre nuk ka qenë aspak miqësore. Lidhja e Aleksia Peleshit me aktorin e njohur të humorit është komentuar kudo nëpër media edhe pse vetë Romeo nuk ka dhënë një deklaratë. Prej disa kohësh ata i kanë dhënë fund romancës së tyre dhe secili ka vazhduar jetën e tij.

Aleksia na ka rrëfyer pak kohë më parë se ishte e bindur se lidhja mes tyre ishte e konsoliduar. Gjërat nuk kanë funksionuar si duhet mes tyre dhe Aleksia duket se nuk e ka më problem këtë fakt.

Ajo madje ka hedhur kunja për ish të dashurin e saj Romeo Veshajn duke thënë se nuk ka qenë kurrë e dashuruar./ Zoom.al