zoom

In Zoom

Kush është “AVE Consulting” e inceneratorëve që ka marrë miliona nga Veliaj, ARRSH, FSHZ e Qeveria

Një tjetër kompani, e panjohur për publikun deri tani, u bë pjesë e dosjes së SPAK për inceneratorët. Partia Demokratike çoi “Ave Consulting”në Prokurorinë e Posaçme.

Administrator dhe bashkëpronar i kompanisë është Albert Dervishaj. PD thotë se është i lidhur me Erion Veliajn.

Në dosjen e denoncuar në SPAK thuhet se kjo kompani u krijua nga Ervin Paçi dhe Albert Dervishaj në vitin 2016, në të njëjtën periudhë kur nisi afera me inceneratorët.

“Ave Consulting” rezulton se ka mbikqyrur punimet për inceneratorin e Tiranës me vlerë 649,440 euro.

Ajo ka konfirmuar edhe mbylljen e punimeve për inceneratorin e Fierit më 31 mars të vitit 2021, por ky incinerator nuk është në punë dhe funksional as tani.

“Ave Consulting është një emër që shumica prej jush nuk e ka dëgjuar kurrë. Bashkëpronar i saj është Albert Dervishaj, sipas informacioneve të shumta të Partisë Demokratike, me siguri një presta nome i lidhur me famëkeqin Erion Veliaj”, thotë PD.

MILIONA EURO NGA BASHKIA E TIRANËS, ARRSH E BELINDA BALLUKUT, FSHZ DHE QEVERIA

“Ave Consulting” rezulton se ka certifikuar edhe projekte të tjera të bujshme, nga studimi per prishjen e Teatrit Kombëtar e deri tek dhurimi i projektit per Unazën e Re.

Ajo ka bërë projektimin e segmentit “Pallati me Shigjeta – Rreth rrotullimi Shqiponja”, për llogari të një kompanie private, përfituese tek projekti i “Unazës se Re”.

Zoom.al publikon listën e plotë të pagesave që kjo kompani ka marrë nga institucionet shtetërore, ndonëse ajo, sipas PD, nuk ka në organikë specialistët e duhur për projektet që ka bërë, siç është inxhinieri gjeodet.

Këto janë pagesat në miliona lekë që kjo kompani ka marë prej vitit 2016 nga shteti.

 

Partia Demokratike publikoi edhe disa dokumenta të tjerë për të mbështetur akuzat e saj. Ajo thotë se lidhja e “AVE Consulting” me inceneratorët është afera më e madhe. E bashkë me të edhe devijimi i projektit të lumit të Lanës. Për këtë projekt PD ka akuzuar më parë Erion Veliajn, Damian Gjiknurin e Taulant Ballës se kanë favorizuar trafikantin e drogës Edmond Bego, që po ndërton një kompleks të madh. Bego është mik i Taulant Ballës, çka kryetari i grupit parlamentar socialist e ka pranuar publikisht. /Zoom.al

Related Posts