zoom

Të gjitha

Nga vdekja e të atit e deri te dëshira për të patur fëmijë, rrëfehet Pete

Pete Davidson shpreson të krijojë familje një ditë. Në një pjesë të shkurtër të “Hart to Heart” nga Kevin Hart, ish-ylli i Saturday Night Live, 28 vjeç, foli për dëshirën e tij për t’u bërë baba, duke pranuar se mezi pret të fillojë përfundimisht një” kapitull” të ri të jetës së tij.

“Dëshira ime më e madhe, të cilën ende nuk e kam arritur, është që dua të kem një fëmijë. Kjo është si ëndrra ime. Është shumë e këndshme,” tha Davidson.

Hart më pas ndërhyri shpejt, duke i thënë Davidsonit: “Kjo nuk është shumë e çuditshme, kjo është gjëja më e mirë që mund të bësh në jetë.”

“Do të ishte shumë argëtuese”, vazhdoi aktori i humorit. “Kjo është diçka për të cilën jam duke u përgatitur tani”.

Davidson gjithashtu pranoi se pavarësisht se ka qenë një fëmijë jo edhe aq i shkëlqyer, ai e konsideron veten një “djalë të familjes”.

“Babi më vdiq herët. Mami beqare. Motra e re”, tha ai më herët në klip. Ai më tej tregoi se nuk e ka përballuar dot vdekjen e të atit dhe sfidat që ka patur në jetë.

“Ishte tamam si një makth”, theksoi ai.

Babai i Davidson, Scott, një zjarrfikës i qytetit të Nju Jorkut, vdiq në sulmet terroriste të 11 shtatorit kur ai ishte vetëm 7 vjeç./zoom.al/