Aplikacion
Sipas hetimeve, veshjet kanë rezultuar se prodhoheshin në Shqipëri ilegalisht, dhe më pas dërgoheshin në Itali me një çmim nga 6 euro në 10 euro secila.
Sipas mediave italiane, skema korruptive ishte kryer nga grupi “GAP”, me seli në Romë, i cili në nëntor të 2020 kishte fituar tenderin nga komisari i jashtëzakonshëm për emegjencën pandemike në Itali, për prodhimin e 11 milionë veshjesh një përdorimëshe shëndetësore anti Covid.
Pronare e këtij konsorciumi rezultonte Cristiana Ferraciula, shtëpiake nga Ladispoli e cila është në hetim. Por Prokuroria e Pratos thotë se pronarë të vërtetë të Gap ishin vëllezërit Samuele e Massimilaono Piccolo. Samuele Piccolo ka qenë nën kryetar i Këshillit Bashkiak të Romës në vitin 2008.
Mësohet se janë 32 persona nën hetim për këtë skemë mashtrimi dhe konsorciumit i janë sekuestruar rreth 43.2 milionë euro pasuri.
Rama në Bashkinë e Tiranës 1 ditë pas arrestimit të Erion Veliajt, takohet me nënkryetarët