Aplikacion
“Të gjitha këto dokumente ne do t’ia dorëzojmë SPAK-ut. Frutat janë shkëmbyer në inerte. ushqimet ,vaji, sheqeri, janë kthyer në asfalt dhe uji i pijshëm në beton. Pjesa më e madhe e këtyre kompanive, për arsye se me këto kompani unë do tregohem pak diskrete sepse do çohen në SPAK. Kompanitë fiktive shkëmbejnë fatura me njëra-tjetrën. Kompanitë e verdha inceneratori, ato jeshile kompanitë që kanë fituar punë publike. Në këto kompani funksionojnë blerjet fiktive tek ushqimet, uji i pijshëm, mund të jenë 8 mln dollarë ujë i pijshëm, 6-7 mln dollarë fruta ekzotike. Janë fatura nën 3 mln lekë që lëvizja të mos bëhet nëpërmjet llogarive bankare. Ajo çka të vënë dilemë të të gjithë gjërave, është se përveçse nuk kryhet, kompanitë marrin dhe rimbursimin e TVSH-së”, deklaroi Kryemadhi.
Po ashtiu një tjetër fakt që bëri të ditur Kryemadhi është udhëtimet e Klodian Zotos në kohën e pandemisë. Sipas saj ai udhëtonte jashtë vendit, edhe pse fluturimet ishin të ndaluara.
“Në auditimin që ne bëmë rezulton që Klodian Zoto ka kryer 30 mln dollarë evazion fiskal fiktive. Nga ana tjetër të gjitha biletat e avionit që në periudhë pandemie kishte kryer udhëtime jashtë shtetit, ndërkohë që në qiellin shqiptar nuk kishte asnjë avion.
Janë 24 kompani që kanë bërë bashkëveprim financiar shit-blerje blerje me kompanitë e inceneratorëve. Ajo që kemi kuptuar është që në total evazioni fiskal është 189 mln dollarë”, tha Monika Kryemadhi.
Sherr mes të rinjve, 4 persona përfundojnë në spital, dy prej tyre të plagosur me sende të forta