zoom

Aktualitet

U akuzuan për fshehje pasurie, SPAK kërkon pushimin e hetimeve për disa ish-gjyqtarë, ja arsyeja

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e çështjes për 7 ish-gjyqtarë, të akuzuar për fshehje pasurie. Ish-gjyqtarët e dorëhequr dhe shkarkuar nga vettingu u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për evazion fiskal e fshehje pasurie. SPAK këtë të premte paraqiti kërkesën në GJKKO për pushim çështje. Vendimi do të shpallet më  7 korrik ora 14.

Ish-gjyqtarët e akuzuar për fshehje pasur dhe evasion fiscal:

Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;

Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë