Aplikacion
Futbollisti i kombëtares shqiptare, ka pranuar propozimin e kampionëve të Shqipërisë, por për të finalizuar operacionin duhet të jap pëlqimin e tij edhe menaxheri i tij.
Mesfushorit i përfundon kontrata me Bershan në fund të qershorit, dhe do të largohet pas 6 vitesh, për të provuar një aventurë të re.
Fakti që te Tirana luan Seferi dhe Hoxhallari, të cilët janë pjesë e kombëtares shqiptare ka intriguar mesfushorin e talentuar të transferohet te bardheblutë.
Megjithatë menxhaeri i tij pret oferta nga Serie B dhe nuk dëshiron që Ndoj të kaloj te Tirana, teksa kërkon edhe komisione më të larta, pasi sa më e lartë të jetë paga që ai do të arkëtoj, aq më tepër do të fitoj edhe agjenti i tij.
Në sezonin e fundit 25-vjeçari luajti në huazim te Cosenza, ku grumbulloi 18 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Ndoj shihej si një ndër talentet më premutes, teksa vlera e tij në transfermarkt në vitin 2019 ishte 3 mln euro, ndërsa tani është ulur në 750 mijë euro pas dëmtimeve dhe paraqitjeve poshtë pritshmërive.
Në këtë situatë futbollisti i grumbulluar edhe nga Edi Reja, e sheh kalimin te Tirana si një mundësi për të ngjallur karrierën, ashtu siç bëri Taulant Seferi, që tani ka oferta të rëndësishme. /zoom.al/
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera