zoom

Sport

UEFA ka zbuluar arbitrat të cilët do të gjykojnë ekipet shqiptare në Europë

UEFA ka zbuluar arbitrat, të cilët do të gjykojnë ekipet shqiptare në komepticionet europiane.

Tirana, Partizani dhe Laçi do të luajnë në fillim të korrikut ndeshjet e para për kualifikueset e kupave të Europës, ndërsa Vllaznia takimin e parë do e ketë në raundin e dytë.

Tirana nis aventurën e saj në Champions League në 6 korrik në Diddeleng në orën 19:30 në “Stade Jos Nosbaum” në Luksemburg. Ky takim do të gjykohet nga arbitri norvezgjez Rohit Saggi.

Asistentë janë Morten Jensen, dhe Oystein Ytterland, ndërsa arbitër i katërt është Sivert Oksnes Amland.

Partizani, që konkurron në Conference League, takimin e parë e ka në transfertë ndaj skuadrës gjeorgjeze të Saburtalo, me ndeshjen që do të luhet më 7 korrik në orën 18:00 në Tengiz Burjanadze Stadium, në Gori të Gjeorgjisë.

Arbitri kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Mohammed Al-emara, asistentë Mikko Alkare dhe Turka Joonas Valjakka, ndërsa arbitër i katër do të jetë Oliver Reitala, të katërt filandezë.

Ndërsa Laçi ndeshjen e parë e ka në Shqipëri, ndaj malazezëve të Iskra Danilovgrad, që do të luhet më 7 korrik ora 20:00 në “Elbasan Arena”.

Arbitrat që do vendosin drejtësi në këtë përballje janë nga Luksemburgu dhe kryesori i tyre është Alain Durieux, asistentë janë Joaquim Da Silva dhe David Mateus Santos, ndërsa arbitër i katërt është Ricardo Morais. /zoom.al/