Aplikacion
Në mesin e personave që kanë kontribuar në tekstin e kësaj kënge janë Jay-Z, Adam Pigott, Quavo, Megan Thee Stallion dhe të tjerë.
Duke i anashkaluar platformat muzikore si Spotify dhe Apple Music, “Break My Soul” tri orë para kohës së paralajmëruar të lancimit u publikua në platformën Tidal, e cila është pronë e këngëtares dhe bashkëshortit të saj, Jay-Z, ndërsa një orë më vonë u postua edhe në YouTube.
Beyonce njihet për lancimin e projekteve muzikore befasuese. Në vitin 2016 ajo publikoi një album të tërë, “Lemonade”, i cili ishte në dispozicionin e publikut për tri vjet vetëm përmes platformës Tidal, veprim ky i cili i kushtoi këngëtares fitime në vlerë prej miliona dollarësh./L.K
/Zoom.al