zoom

Aktualitet

Video e shpërthimit të biznesit në Durrës/Pronari: Kjo është hera e 5-të

Zoom.al ka siguruar videon e momentit të plasjes së eksplozivit në qytetin e Durrësit, në biznesin  e 58-vjeçarit Shaban Aga.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:10 të mëngjesit dhe ashtu si mund të shihet dhe nga video makina hedh eksplozivin dhe largohet në sekonda.

“U bënë 5 herë që vijnë te shtëpia. Dy herë kanë ardhur i kanë hedhur makinës benzinë, dy herë të tjera kanë gjuajtur me armë, mbrëmë kanë ardhur kanë hedhur tritol. Unë s’kam konflikt me njeri. Pyesni gjithë zonën, gjithë lagjen,”- ka deklaruar Aga.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autor i shpërthimit është D.K, 31 vjec, banues në Burrel, ndonëse 58-vjeçari e mohon të ketë një konflikt të hapur me të./Zoom.al

VIDEO:
View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al_news)