Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në portin e shkarkimit të karburanteve në Porto Romano.
Mësohet se në një pikë të mbushjes së gazit kanë shpërthyer disa bombola.
Zoom.al mëson se nuk ka patur asnjë të lënduar, teksa zjarrfikësit kanë mbërritur tanimë në vendin e ngjarjes dhe po mbajnë flakët nën kontroll./ Zoom.al