zoom

Aktualitet

FOTO/U vra me thikë në Gjermani, prek babai i 24-vjeçarit shqiptar: Na dhe fjalën, do vije në gusht

Viktima 24 vjeç i një përleshje me thika që ndodhi në Harburg të Gjermanisë, rezulton të jetë i riu nga Dibra, Blerim Kola.

Gazeta gjermane Bild raportoi ditën e djeshme se Kola mbeti i pajetë prej goditjeve të njëpasnjëshme me thikë që ai mori nga një shtetas 36-vjeçar i Maqedonisë së Veriut.

Të dy njiheshin prej kohës, ndërsa ishin takuar për të sqaruar një konflikt që kishin me njëri-tjetrin, por ky sqarim degradoi në sherr ku maqedonasi i nguli thikën të riut shqiptar.

Arsyeja e sherrit mes tyre është ende e paqartë, por në rrjetet sociale dhjetëra familjarë të të ndjerit kanë reaguar duke njoftuar ndarjen nga jeta të Blerimit, dhe i kanë dedikuar fjalët më prekëse.

Edhe babai i tij ka postuar në Facebook, duke thënë se Blerimi i kishte dhënë fjalën familjes se do të vinte në gusht për të festuar ditëlindjen e tij, por plaga me thikë e dhënë nga maqedonasi i mori jetën pak para se i ndjeri të festonte ditëlindjen e tij të 25-të.

“Me Hidherim Te Thelle Dhe Plot Dhimbje U Nda nga Jeta Djali Im Blerimi, Na goditur si rrufeja kjo fatekeqesi e madhe per familjen tone ,nuk e prishni nje gje te tille, Na pate dhene fjalen se do vije te festonim ditelindjen se bashku ne GUSHT .POR JA QE NUK PASKA QENE E SHKRUAR QE TA FESTONIM BASHK SI FAMILJE. Qofsh banor xhenetit djali im ishalla zoti nuk ben me keshtu fatkeqesira ne asnje familje Shqiptare..”, shkruan babai i tij.