zoom

Aktualitet

Vendimi/Rama merr një tjetër shuplakë nga Arbitrazhi: Duhet t’i paguajë 44 mln dollarë firmës që …

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit i ka dhënë një tjetër shuplakë qeverisë shqiptare, duke dhënë vendim përfundimtar kundër saj. Zoom.al ka mësuar se gjykata e Parisit ka marrë vendimin final duke e gjobitur shtetin shqiptar me 44 milionë usd gjobë.

Mësohet se bëhet fjalë për anulimin e punimeve të tenderit për firmën Aktor për punimet shtesë në rrugën Tiranë-Elbasan. Qeveria Rama ia anuloi kontratën dhe për këtë firma iu drejtua gjykatës ndërkombëtare të Strasburgut.

Shumë firma kanë hedhur në gjyq qeverinë për prishje të kontratave publike. Ndërkohë fatura më e rëndë që do t’i rëndojë taksapaguesve shqiptarë është ajo prej 110 milionë euro që qeveria shqiptare duhet t’i paguajë Franccesko Beketit.

Por pavarësisht kësaj gjobe të rëndë kryeministri Edi Rama edhe në seancën më të fundit parlamentare mohoi se i ka paguar ndonjë fature Beketit si dëmshpërblim.

“Qeveria pavarësisht se në mënyrë të përsëritur, ju bashkërisht, mbase dhe ju personalisht, se kam parasysh, por ju bashkërisht keni lajmëruar se po paguhet një marifetçi i madh si ai që e përdorët edhe për të çoroditur njerëzit para zgjedhjeve, unë po ju them që 0 , asnjë qindarkë nuk I është paguar as Bechetti dhe as askujt tjetër deri tani që flasim, zero. Dhe jo vetëm zero, por ndërkohë ballafaqimi vazhdon, që të jemi të qartë. Vazhdon në çdo hapësirë ku ka mundësi të zhvillohet një ballafaqim legal kështu që keqardhje për këtë”, tha Rama në replikën e tij me demokraten Jorida Tabaku.