zoom

Të gjitha

Rikthehet pas një pauze të gjatë diva e muzikës , Beyonce

Këngëtarja Beyonce po vjen me një album të ri muzikor .Pasi hoqi të gjitha fotot e profilit në rrjetet sociale duke ndezur thashethemet se artistja po përgatitej për ndonjë projekt muzikor tashmë këto zëra janë konfirmuar .Ajo kishte ngacmuar më herët fansat e saj me fjalinë “Çfarë është një B7?”

Albumi titullohet “Renaissance” dhe është i shtati solo i këngëtares .Ky album i ri do të jetë  vazhdimi i albumit të saj të njohur të vitit 2016  . Që atëherë, ajo ka publikuar një album të përbashkët me bashkëshortin e saj  Jay-Z, Everything Is Love, në 2018, dhe The Lion King: The Gift,  që është kolona zanore për filmin e animuar të Disney të The Lion King, në 2019.

Vitin e kaluar ajo në një intervistë se kishte filluar të punonte për këngë të reja. “Nuk ka asgjë si ndjenja e dashurisë dhe pasionit që ndiej në studion e regjistrimit. Pas 31 vjetësh, ndihem po aq e emocionuar sa kur isha nëntë vjeç.”

Albumi i ri do të jetë në duart e publikut më 29 korrik dhe do të përmbajë 16 këngë./L.K

/Zoom.al