zoom

Sport

Ibrahimovic qëndron te Milan, por paga e tij është modeste

Zlatan Ibrahimovic do të qëndrojë te Milani edhe sezonin e ardhshëm.

Suedezit, që i skadon kontrata, do të rinovojë bashkëpunimin në javët në vijim.

Nuk ka nxitim, tashmë sulmuesi ndodhet me pushime me familjen dhe vijon punën për rikuperimin nga operacioni.

Rikthimi i tij në fushë është planifikuar për në fillim të vitit 2023, por kuqezinjtë duan ta presin atë.

Marrëveshje në parim është gjendur. Pagë “simbolike” prej rreth dy milionë euro plus bonuse të lidhura me paraqitjet dhe golat. /zoom.al/