zoom

Sport

Partizani i pafat në shortin për turin e dytë, golgat i buzëqesheni Laçit

Ekipet shqiptare kanë mësuar sot kundërshtarët me të cilët do të përballen nëse kualifikohen në turin e dytë të Conference League.

Nëse Tirana humbet me F91 Diddeleng dhe eliminohet nga Champions, kthehet në turin e dytë të Conference League ku do të gjejë humbësin e Zrinjski -Sheriff Tiraspol.


Nga ana tjetër Vllaznia e kualifikuar direkt në turin e dytë të Conference League gjen Craiova, një kundërshtar ferri, i cili u eliminua me  shumë vështirësi nga Laçi sezoni e kaluar në turin e dytë.

Ndërkohë Partizani nuk ka fat. Sikur të mos mjaftonte rivali më i vështirë në turin e parë Saburtalo, në të dytin e pret Steaua e Bukureshtit.

Laçi e gjen rrugën më të shtruar, pasi do të ndeshet me fituesin e çiftit Floriana-Petrocub nëse kalon Iskran në turin e parë. /zoom.al/