zoom

Sport

FSHF samit me drejtuesit e klubeve, Duka: Të hapen bastet sportive për të shpëtuar sportin

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi sot një tryezë me temë “Sponsorizim/Formalizim/Zhvillim.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte për të diskutuar mënyrat se si mund të incentivohet futbolli dhe propozimet që duhet t’i bëjë komunitetit i futbollit për ndryshime ligjore qeverisë dhe parlamentit.

Në hapje të takimit, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shpreh se Federata ka angazhuar disa grupe pune për përmirësimin e rregulloreve, përmirësimin e skemave të kampionateve të moshave në mënyrë që të sigurohet masiviteti i futbollit dhe sa më shumë cilësi.

“Kjo tryezë është në një moment të përshtatshëm pas një sezoni futbollistik kombëtar, pas shumë aktiviteteve pozitive, pas finales së UEFA Conference League në Tiranë dhe pas ndeshjeve të Kombëtares që nuk ishin shumë me shije pozitive, por urojmë që të kemi shije pozitive në shtator.

Duke qenë në fund të një edicioni futbollistik dhe kemi kohë për të përgatitur edicionin tjetër, Federata e Futbollit ka angazhuar disa grupe pune për përmirësimin e punëve të saj, qoftë organizative, përmirësimin dhe përditësimin e rregulloreve të aktiviteteve dhe të gjitha rregulloreve të tjera të brendshme për përmirësimin e skemave të kampionateve të moshave, për të qenë ato të balancuara për të pasur edhe futboll elitar, edhe për të siguruar masivitetin e futbollit.

Të gjithë këto grupe punë kanë të përfshirë edhe nga ju, madje disa drejtohen nga drejtues klubesh dhe pa dyshim që në fillim të edicionit ne do të mblidhemi për t’i miratuar ato”, – tha Presidenti Duka, duke shtuar ndryshimi i ligjit për sponsorizimin mund të jetë një ndihmesë shumë e madhe për zhvillimin e futbollit.

Një kërkesë e vazhdueshme e komunitetit të futbollit gjatë dy viteve të fundit në përpjekje të për të marrë shembujt më të mirë në Europë e për t’i implementuar në legjislacionin shqiptar. /zoom.al/