zoom

Të gjitha

Incidenti i Princ Harry-t në “Santa Barbara Polo” dhe “Racquet Club” bëhet viral

Princi Harry ra nga kali teksa luante polo në Kaliforni. 37-vjeçari u rrëzua, por u ngrit përsëri në këmbë për të vazhduar lojën në ‘Santa Barbara Polo’ dhe ‘Racquet Club’. Fotot dramatike tregojnë Dukën e Sussex-it duke u hedhur në tokë ndërsa lojtarët e tjerë të polos nxitojnë për ta ndihmuar atë, shkruan Mirror.uk.

Harry shihet duke u ulur në gjunjë përpara se të vazhdojë me një kalë tjetër për pjesën tjetër të lojës.

Përveç kësaj, skuadra e tij Los Padres humbi ndeshjen me rezultat 12:11. Dëshmitarët thanë se duka kaloi tre polo poni në vetëm një orë, i cili është një sport shumë rraskapitës për kafshët.

Në këtë dalje, Princ Harry ishte pa Meghan Markle, e cila nuk ishte aty për të parë rënien e tij. Harry ka një dashuri për polon bashkë me vëllain e tij Princin William, i cili besohet se ka hequr dorë nga sporti i rrezikshëm./L.K

/Zoom.al