zoom

Aktualitet

Falsifikuan dokumentet dhe i morën pronën qytetarit, detyrim paraqitjeje për 2 zyrtarët e Kadastrës

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën detyrim paraqitjeje për dy zyrtarë të Kadastrës, 1 punonjës të Fondit Shqiptar të Zhvillimit si dhe për një ish-zyrtar. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë faksifikuar dokumentet dhe i kanë marrë pronën një qytetari në Tiranë.

“Shtetasi P.B ka kallëzuar shtetasit L.B dhe shtetasin L.L, ku sipas tij është ndodhur përpara një situate flagrante paligjshmërie, pasi këta dy persona në bashkëpunim mes tyre, por edhe me persona të tretë, në kundërshtim dhe shkelje të hapur të ligjit kanë përvetësuar pasurinë e kallëzuesit, përmes paraqitjes së fakteve të rreme si dhe duke falsifikuar dokumentet”, thuhet në njoftim.

Zyrtarët e përfshirë janë:

1. L.B si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga neni 186/3 i K.penal dhe ‘‘Shpërdorimit te detyres‘‘ parashikuar në nenin 248 te K.Penal, aktualisht me detyrë pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

2. R.D si person i dyshuar për veprën penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar nga neni 248 te K.Penal, aktualisht me detyre prane DP AshK.

3. Th. L i si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar ne nenin 248 të K.Penal aktualisht me detyrë pranë DP AshK.

4. D.V si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit te detyrës‘‘ parashikuar ne nenin 248 te K.Penal aktulaisht pa punë.
Masa e sigurise “Detyrim për tu paraqitur në policine gjyqsore” neni 234
Ne vazhdim, po vijohet me ekzekutimin e Udhërit të Ekzektimit të arrestit të nxjerrë nga Prokurori Bledar Valikaj.