zoom

Të gjitha

Nën shoqërimin e RENEA-s ?! Çfarë po ndodh me Noizy-n

Ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta për reperin e njohur Noizy i cili është përfshirë në një konflikt me Cllevio Serbiano. Pas sherrit dhe vendosjes së tritolit në lokalin e tij, artisti duket se ndihet i pasigurt.

Në disa video që qarkullojnë në rrjetet sociale shihet se ai po shoqërohet jo vetëm nga sigurimi i tij, por edhe forca të shumta policia, përfshirë edhe forcat RENEA. Një person ka publikuar një video në TikTok nga koncerti i tij i fundit në Shkodër ku shihet se forcat speciale hyn në lokalin ku reperi po mbante koncertin, ndërsa një furgon policie ndodhej jashtë.

https://gorilla.cdnja.co/v/ly/Lyqd6.mp4?token=pyTgEvzR56gGy1XiepFxlA&expires=1655106992

Në një video tjetër, Noizy shihet duke dalë i rrethuar nga truprojat e tij që duket se i ka shtuar së fundmi. Cllevio disa ditë më parë, mbërriti në ambientet e lokalit të reperit Noizy së bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe një moment i riu i shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet.

https://gorilla.cdnja.co/v/yq/yQ4ro.mp4?token=32JsodlfzZmJjCMw9lgPTw&expires=1655106992

Shpërthimi shkaktoi dëme të shumta materiale jo vetëm tek butiku dhe lokali i reperit, por edhe te bizneset që ndodheshin aty pranë. Por fatmirësisht, shpërthimi nuk shkaktoi dëme në njerëz kjo falë edhe orarit pasi vendi i ngjarjes është shumë i frekuentuar sidomos në këtë periudhë.

Deri më tani nuk është zbuluar ende autori i krimit teksa Noizy nuk i ka vendosur gishtin askujt në dëshminë e tij ai ka treguar se i vetmi konflikt që ka është ai me Cllevion por nuk mund ta fajsoj atë për vënien e tritolit pa pasur prova./L.K

/Zoom.al