zoom

Aktualitet

Miliona euro investim për identifikim elektronik, por KQZ nuk arrin të nxjerrë rezultatin përfundimtar të pjesëmarrjes në zgjedhje

Miliona euro janë shpenzuar për identifikimin elektronik, por pavarësisht kësaj, KQZ nuk ka arritur që në këto zgjedhje të ketë një rezultat përfundimtar të votuesve që kanë marrë pjesë në këtë proces.

Megjithëse KQZ tha se përqindja e votuesve në këto zgjedhje ka qenë 48.2%, kreu i KQZ,Ilirjan Celibashi ka shpjeguar se ky rezultat është arritur duke përllogaritur sondazhe dhe raportimit nga qendra e votimit. Sipas tij ky rezultat nuk është përfundimtar pasi duhet të dorëzohen të gjithë materialet zgjedhore.

Kujtojmë se një dështim i madh ka ndodhur gjatë ditës së sotme me identifikimin biometrik, ku qindra pajisje kanë dalë jashtë përdorimit që në momentet e para të përdorimit, pavarësisht se për ta është paguar miliona euro.

“Në cdo orë ka pasur një numër të QV. Prej orës 7 nuk ka më. Rezultati i pjesëmarrësve nuk mund ta japi sot dhe nuk e ka dhënë këtu e 30 vjet. Rezultati del pasi dalin tabelat e rezultatit. Në të gjitha rastet raportimi është i bazuar në sondazhe që janë në informacione që japin qendra të caktuara të votimit.’

“Bazuar në metodologji e aplikuar prej dhjetëra zgjedhjeve në Shqipëri. Rezultati në mënyrë zyrtare vjen pasi dorëzohen materialet zgjedhore. KQZ e ka dhënë info në kohë reale. Nuk ka munguar transparenca.”

“Është e njëjta mënyrë si në zgjedhjet e tjera. Ka filluar në të gjitha KZAZ baza e të dhënave. Për çështjen e pjesëmarrjes. Janë 32 qendra votimi ka raportuar vetëm një pjesë dhe bazuar në raportimin e tyre del përqindja”

“Bazuar në këtë metodologji, do ju jap edhe krahasimet me zgjedhjet e shkuara. Është i njëjti trend dhe nuk ka ndryshim të madh. Kjo mënyrë e të pasqyruarit ka qenë e njëjtë në të gjitha zgjedhjet. Ka raportuar sot për një numër në rendin e 7-8 herëve. ”