Aplikacion
“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve 🤮”, shkruan ai.
Çfarë ndodhi?
Kryeministri grek Mitsotaqis po i prezantonte kancelarit gjerman Scholz kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kovachevsky, kur Rama ndërhyn dhe thotë: Kryeministri i Bullgarisë Perëndimore në të ardhmen.
Rama ironizon me pengesën që po i bën Bullgaria hapjes së negociatave, sikundër edhe me ndryshimin e emrit të RMV-së, pa marrë parasysh që “shakaja” e tij mund të lëndonte maqedonasit e veriut.
E gjitha kjo solli një reagim të VMRO-DPMNE, e cila e interpretoi si një skandal të madh dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit maqedonas.
Televizioni 21 mori një përgjigje nga zyra e kryeministrit shqiptar, Edi Rama lidhur me këtë situatë.
“Është një sarkazëm ndaj Bullgarisë dhe një ironi me Bashkimin Evropian. “Informale”, thanë nga zyra e kryeministrit Edi Rama për TV21./Zoom.al