zoom

Slider

E fundit, publikohet formacioni i Shqipërisë përballë Izraelit. Sa shumë surpriza

UEFA ka publikuar formacionin zyrtar të ndeshjes Shqipëri-Izrael. 

Edi Reja ka vendosur që të bëjë ndryshime të mëdha duke hedhur në fushë një formacioni sulmues ndaj izraelitëve,

Risi është aktivizimi i Veselit në mbrojtje në vend të Kumbullës, ndërkohë, në mesfushë do të luajnë titullarë Asllani e Bajrami përkrah Abrashit, kurse sulmi do të përbëhet nga dyshja Broja-Uzuni. /zoom.al/

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Hysaj, Balliu, Asllani, Abrashi, Bajrami, Broja, Uzuni.

Trajner: E. Reja

IZRAELI: Marçiano, Dasa, Goldberg, Vitor, Leidner, Peretz, Karzev, Xhaber, Solomon, Abada, Vaisman.

Trajner: A. Hazan