zoom

Të gjitha

Video/ Dalin pamjet si mashtronin shqiptarët në Itali sistemin shëndetësor. Për para ose seks

Mediat italiane kanë publikuar videon e operacionit të “turizmit të paligjshëm shëndetësor”, që kryhej nga një grup shqiptarësh dhe italianësh në Milano.

Sipas mediave anëtarët e grupit kishin krijuar një treg të zi për tregtimin e barnave që siguroheshin nga disa shoqata në Itali dhe eksportoheshin ilegalisht në Shqipëri dhe shiteshin në mënyrë të paligjshme.

Ndërkohë përmes ryshfetit ata siguronin vërtetime false për shërbime shëndetësore urgjente në Itali për të lejuar hyrjen ‘pacientëve’ shqiptarë në territorin italian. Pacientët paguanin shuma të mëdha parash ose ofronin shërbime seksuale për anëtarët e bandës.