Aplikacion
Dua i shtoi paraqitjes së saj edhe çizmet me platformë metalike, një aksesorë në qafë të së njëjtës ngjyrë dhe vathët katrorë. Flokët e saj të gjata sërish lëshoheshin të derdhura mbi shpinë, teksa këngëtarja me origjinë shqiptare kishte zgjedhur të bënte eyeliner dhe një eyeshadow në ngjyrën e fustanit.
Duke pozuar mbi një kuti metalike, ajo tregoi këmbët e saj të gjata përpara se t’u jepte ndjekësve të saj një pamje nga afër të grimit të saj mahnitës. Ju kujtojmë që fituesja e Grammy-t një ditë më parë ka bërë një vizitë në Portugali me mikeshën e saj Olive Uniacke./L.K
/Zoom.al