zoom

Slider

Historia e përballjeve me Izraelin, statistika dhe formacioni i mundshëm i kuqezinjve

Pas barazimit me Islandën, kualifikuesja me Izraelin merr një rëndësi të veçantë. Kuqezinjtë aspirojnë vendin e parë në Grupin 2 të Ligës B dhe tri pikët janë obligim.

Në 4 përballjet që janë zhvilluar mes dy kombëtareve gjithçka është në ekulibër me nga dy fitore secila përfaqësuese.

Për herë të parë Shqipëria është përballur në 12 nëntor të vitit 2016 në “Elbasan Arena” me Izraelin dhe është mposhtur thellë 0-3 për llogari të eliminatoreve të botërorit Rusi 2018.

Në 11 qershor të 2017, kuqezinjtë fituan me të njëtin rezultat 3-0 në Haifa me një dopietë të Armado Sadikut dhe golin e Memushajt. Në atë kohë në pankinë ishte trajneri që hyri në historinë e futbollit shqiptar De Biasi.

Në premier të Ligës së Kombeve në 2018, goglat i vendosën kuqezinjtë sërish përballë Izraelit, ndërsa kundërshtarit tjetër ishte Skocia.

Në takimin e parë zhvilluar në 7 shtator në “Elbasan Arena”, kombëtarja e drejtuar në atë kohë nga Christian Panuci fitoi 1-0 me gol të Xhakës.

Në sfidën e kthimit në 14 tetor të 2018, Izraeli triumfoi me shfrat 2-0. Pra gjithçka është në baraspesh.

UEFA ia ka besuar këtë ndeshje portugezit Tiago Martins. Ndihmësat e tij do të jenë Luis Campos dhe Rui Teixeira, ndërsa André Narciso do të jetë arbitër i katërt, po portugez.

Në dhomën VAR do të jenë João Pinheiro dhe Bruno Esteves.

Në 6 tetor 2017, Tiago Martins drejtoi ndeshjen e parë ndërkombëtarin ndërmjet Italisë dhe Maqedonisë së Veriut, kualifkuese për botërorin Rusi 2018.

Policia ka publikuar planin e masave për të garantuar sigurojnë para, gjatë dhe pas ndeshjes kualifikuese me Izraelin.

Priten masa ekstreme të sigurisë duke kujtuar atë se çfarë ka ndodhur në dy takimet e para zhvilluara në Elbasan. /zoom.al/

FORMACIONI I MUNDSHËM

Skema: 3-5-2

Berisha

Ismjali, Gjimshiti, Kumbulla

Balliu, Abrashi, Gjasula, Bajrami, Hysaj

Broja, Uzuni

Trajner: Edi Reja