zoom

Të gjitha

Dasmë përrallore e Spears, por një person tentoi ta shkatërronte

Mund të ketë zgjatur vetëm 55 orë dasma e këngëtares Britney Spears me bashkëshortin e saj të parë Jason Alexander por ky i fundit duket se nuk e ka harruar ende 40-vjeçaren.

Teksa cdo gjë ishte gati për ditën e madhe Jason ka tentuar ti prishë ditën e dasmës ish-partnerës së tij e cila është në një lidhje me Sam Asgharin .

E gjithë skena u pa nga mijëra njerëz pasi ai hyri në një video live në Instagram.Gjatë këtyre përpjekjeve ai u përlesh me rojet e sigurisë ku mësohet të ketë thënë: Unë jam Jason Alexander. Burri i parë. Ndodhem këtu për të prishur dasmën. E gjithë ngjarja ndodhi para ceremonisë së mbushur me yje të famshëm si Madonna, Paris Hilton dhe Donatella Versace të pranishëm për  dasmën e oraganizuar në vilën italiane të Britney.

Menjëherë pas incidentit një burim i tha medias rozë Page Six: ‘Britney është e tronditur, por nuk dëshiron ta lërë këtë ta mposhtë atë.

Të gjithë janë fatmirësisht të sigurt dhe Jason nuk është më në pronë.’ Ky nuk është arrestimi i parë për ish-bashkëshortin e Britney Spears pasi edhe më herët ka patur telashe me policinë.

Megjithatë incidenti nuk ndikoi tek të ftuarit të cilët  u dërguan me shofer për ceremoninë e vecantë pasi panë Britney-n dhe Sam-in të bënin betimet para njëri-tjetrit./L.K

/Zoom.al