Aplikacion
“Para disa ditësh me mashkullin e ëndrrave të mia”, ishte përshkrimi që zgjodhi Georgina, ndërsa futbollisti ia ktheu me simbolin e zemrës. Fansa të shumtë reaguan në komente duke i quajtur si çiftin më të mirë të ditëve të sotme.
“A ka çift më të bukur? Për shkakun tënd kam pritshmëri të mëdha në dashuri”; “E bukur”; “Ti je e mrekullueshme”; “Më pëlqen pamja jote e zakonshme” – ishin disa prej komenteve të ndjekësve.
Megjithatë, edhe pse Georgina shfaqej me një fustan të thjeshtë dhe atlete, me të cilat rrallëherë shfaqet në publik, vëmendjen e morën stolitë e shtrenjta që shiheshin në çdo fotografi dhe disa e kritikuan për këtë.
“Mos u shqetëso, i shohim stolit”; “Le të jenë stolitë në plan të parë”, “Mashkulli i ëndrrave të saj? Mendoj se në radhë të parë janë diamantet”; “Kjo më duket më shumë si një reklamë ore”; “Georgina, bëhu e sinqertë. I do milionat e tij dhe kjo shihet qartë në këto fotografi”, ishin disa prej reagimeve./L.K
/Zoom.al