Aplikacion
View this post on Instagram
Lumi Lana ka dalë nga shtrati dhe akse rrugore kanë qenë për minuta të tëra nën pushtetin e ujit. Kjo duket edhe nga pamjet e siguruara nga Zoom.al ku shihet se Lana ka pasur prurje të mëdha, duke nxjerr në sipërfaqe edhe mbeturina të shumta.
Uji ka dalë nga shtrati tek zona e Pallatit me Shigjeta, një zonë kjo që ka probleme sa herë që bien reshje të dendura në Tiranë.
Por probleme ka pasur dhe në rrugë të tjera, ku pusesat e bllokuara kanë bërë që rrugët dhe trotuarët të mbulohen nga uji dhe qarkullimi i mjeteve dhe qytetarëve të vështirësohet shumë.
Berisha: Rama po i dërgon “Pojën” Erion Velisë në burgun e Durrësit për t’i bërë presion