Aplikacion
Emma Raducanu u bë ambasadore globale e brendit “Evian” në fund të vitit të kaluar, pak kohë pasi e fitoi titullin e parë turneun “US Open”. Kurse Dua Lipa ka dy vjet që shërben si ambasadore globale e brendit të famshëm të ujit. Revista “Vogue” qe e pranishme në sheshin e xhirimeve me ç’rast realizoi intervistë të shkurtër me dy protagonistet e reklamës.
“Nuk më ndodhë shpesh të kem mundësi të pushoj nga trajnimi, prandaj më pëlqeu shumë të argëtohesha pak me të mahnitshmen Dua Lipa”, deklaroi Raducanu, derisa Lipa shtoi tutje: “Të kesh rastin t’i ndash pasionet e tua është gjithmonë një përvojë shpërblyese. Sidomos kur mund ta bësh këtë me persona të suksesshëm siç është Emma”./L.K
/Zoom.al
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet