zoom

Aktualitet

Vdes efektivi i policisë në Kamëz

Një efektiv policie ka humbur jetën në Kamëz, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Efektivi 59-vjeçar është gjetur i pajetë nga kolegët e tij, ndërkohë që nuk i janë kostatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.06.2022, në Kamzë, ka ndërruar jetë shtetasi N. D., 59 vjeç, punonjës Policie.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.