Aplikacion
Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj, Malësi e Madhe janë arrestuar nga policia për këtë ngjarje. Hetimet deri tani tregojnë se këta shtetas i kanë hedhur në ujë armët e zjarrit në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”, degëzim i liqenit të Shkodrës.
Aktualisht është duke vijuar kontrolli nga polumbarët e RENEA-s, për të bërë të mundur gjetjen e tyre.
Deri tani, polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen e njërës prej armëve të zjarrit, konkretisht një armë zjarri kallashnikov./Zoom.al
“U godit me çekiç”/ Zbardhet vrasja e të moshuarit, policia prangos autorin (EMRI+FOTO)