zoom

Aktualitet

SKANDALI/ Kandidati i Ramës për president është nën hetim nga SPAK

Kryesia e Partisë Socialiste zgjodhi sot si kandidat për president, Shefin aktual të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Bajram Begaj.

Por Begaj, i cili mban edhe gradën e lartë Gjeneral-Major, rezulton që të jetë një person nën hetim nga Prokuroria e Posaçme lidhur me çështjen e pronave të ushtrisë.

Para pak ditësh SPAK konfirmoi se Barjam Begaj, sot kandidat për President, është nën hetim praraprak.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me pronat e Forcës Detare.

Nje vendim unifikues i Gjykatës së Lartë personin nën hetim e barazon me të pandehurin.

 

Postime të lidhura