zoom

Të gjitha

“Unë ta kam tërhequr hundën…”/ Çiljeta Xhilaga në një pritje të ëmbël ?!

Dy këngëtaret shqiptare Çiljeta Xhilaga dhe Zaimina Vasjari u shfaqën bashkë në një festë që kishte orgainzuar kjo e fundit në shtëpinë e saj për 1 qershor. Çilejta ka publikuar në rrjete sociale foto me vogëlushin e Zaiminës, Kamarin.

“Gezuar 1 qeshorin te dashur femijë! Ju gëzoftë shpirti tërë jetën! P.s: Meqë kapa nja 2 foto me këtë yllin e Zaiminës, Kamar, se ata dy kapsollat e mi nuk kapen”, ka shkruar Çiljeta krahas fotos së publikuar.

Por vëmendjen e mori komenti i Zaimina Vasjarit, e cila nxiti dyshimet se këngëtarja mund të jetë në pritje të ëmbël. Ajo ka nxitur aludimet se Çiljeta mund të jetë në pritje të ëmbël ose po planifikon në të ardhmen diçka të tillë.

“Gjithsesi unë hundën ta kam kapur për gocë dhe po pres”, shkruan Zaimina, ndrësa Çiljeta përgjigjet thjesht, “Amin.”

Një javë më parë Xhilaga ka ndarë një foto të veçantë me Fernandon dhe djalin e partnerit të saj. Ndonëse dyshja bashkëjetojnë me njëri-tjetrin prej vitesh, ishte hera e parë që ajo shfaqet krah djalit të Albanit, në rrjetet sociale./L.K

/Zoom.al