zoom

Aktualitet

Policia sekuestron 90 kg marijuanë në Maqedoni, të dërguar nga Shqipëria. Vlera deri 300.000 euro

Kapet një sasi droge me vlerë 300 mijë euro në Maqedoninë e Veriut që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

“Aksion për asgjësimin e tregtisë së palejuar me drogë, në të cilin është ndërprerë kanal ndërkombëtar për transportin e drogës nga Shqipëria, përmes vendit tonë, me destinacion të fundit Republika e Greqisë në të cilin aksion janë sekuestruar rreth 86 kilogramë marihuanë në vlerë prej rreth 300.000 eurove dhe nga liria është privuar një person”, raporton Policia e Maqedonisë së Veriut.

Raportohet që Shqipëria është origjina e kësaj sasie të drogës, ndërsa shoferi i makinës është 23 vjeçari A.G. nga Ohri.
Sipas policisë maqedonase destinacion final droga kishte Greqinë.

Related Posts

None found